TIRANË- Jozefina Topalli nuk shpalli kandidaturën për të marrë frenat e Partisë Demokratike, ashtu siç u fol gjërësisht në media pasi ajo paralajmëroi konferencen e rëndësishme, por i bëri një thirrje kreut të “ngrirë” të PD-së, Lulzim Basha që të heqë dorë nga pengmarrja e partisë dhe gara e rreme që ka shpallur për zgjedhjen e kryetarit të ri, sipas saj.
Duke e akuzuar ashpër kreun e PD, Topalli tha se “Lulzim Basha se e ka gjunjëzuar dhe shpartalluar PD”.
Ajo thotë se ishte Basha ai që e bëri timonier Ramën dhe pas kësaj ka hapur një garë të rreme për kryetar partie.
“Gara është e rreme. Procesi bëhet antistutor, ai po kërkon të mbajë peng partinë, dhe t’i shmanget llogaridhënies”,- tha ajo.
“Demokratët nuk ia falin kurrë edhe sikur të manipulojë rezultatin. Basha është katastrofa e Partisë Demokratike, për taktikat e ngritura. Ai rrëzoi PD-në , dhe i dha ndihmën më të mëdha Ramës, bashkëpunëtorit të tij të natës. Ringritja e PD nis vetëm me largimin e Bashës. Ai kërkon të manipulojë procesin duke shkelur statusin dhe forumet e PD,” u shpreh Topalli.
E lënë jashtë nga listat për kandidatët për deputetë të PD, Topalli tha se Basha do të provojë zemërimin e demokratëve nëse nuk pranon të çlirojë partinë nga pengmarrja.
“Nuk pranon barazi në garë. Nuk pranon rregulla të barabarta, nuk pranon konkurrentë idesh e personalitetesh. Nuk pranon debat. Basha tmerrohet nga forumi se tmerrohet nga e vërteta. Ne kërkojmë një garë të barabartë, rregulla të ndershme, proces të hapur, konkurrencë të vërtetë, ballafaqim e debat. Këto janë kushte të panegociushme. I bëj thirrje Bashës të çlirojë pengmarrjen e partisë para se të provojë zemërimin e demokratëve. U bëj thirrje demokratëve të bëhemi bashkë të mbrohemi nga pengmarrësit. I them që është koha të mbrojmë të drejtën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe vlerat demokratike që na lidhin prej dekadash,” tha Topalli në konferencë.
FJALA E TOPALLIT
Ne nje kohe tej kritike per PD, pas rezultatit dramatik te zgjedhjeve, ku munguan 200 000 vota cdo gje qe po pason po shkon ne drejtim te kundert te bashkimit dhe shpreses aq jetike ne nje moment si ky.
Lulzim Basha ka urdheruar nisjen e nje procedure antistatutore per t’i imponuar Partise Demokratike nje gare te rreme per drejtimin e ri. Duke e bere procesin zgjedhor ne Parti antistatutor, te nxituar, jo serioz dhe te papergjegjshem, zoti Basha po kerkon jo thjesht te mbaje peng partine dhe te grabise nje mandat te ri drejtues, por se pari po kerkon qe t’i shmanget dhenies llogari dhe marrjes persiper te pergjegjesise per humbjen katastrofale ne zgjedhjet parlamentare. Zoti Basha shpreson se permes gares se tij te rreme mund te shnderrohet nga humbes ne “fitimtar”. Disa qindra mije vota qe Basha ia hoqi Partise Demokratike nuk i asgjeson dot me nje proces te manipuluar zgjedhor brenda partise. Demokratet nuk ia falin kurre edhe sikur te manipuloje 100 perqind te rezultatit te gares.
Zoti Basha eshte katastrofa e PD-se. Fale strategjise se gabuar dhe taktikave elektorale te ngritura mbi glorifikimin e personalitetit te tij te rreme ai rrezoi ne gjunje Partine Demokratike dhe i dha ndihmen me te madhe zotit Rama, bashkudhetarit dhe mikut te oreve te vona te kesaj vere, per fitoren e tij derrmuese. Rama i kerkoj marreveshje qe te behej timonier, Basha e desh aq shume sa e beri “kondotier”. Ringritja e PD-se dhe revanshi i saj politik fillon vetem me largimin e zotit Basha. Demokratet e dine shume mire kete, prandaj zoti Basha kerkon me cdo kusht te manipuloje procesin duke shkelur brutalisht statutin e Partise.
Basha nuk pranon barazi ne gare, nuk pranon rregulla te drejta dhe te paanshme, nuk pranon proces te hapur dhe transparent, nuk pranon konkurrence te vertete as idesh dhe as personalitetesh, nuk pranon ballafaqim dhe as debat. Zoti Basha tmerrohet nga forumet, sepse tmerrohet nga e verteta. Por tek te gjitha keto eshte shpetimi i PD-se. Prandaj ne kerkojme gare te barabarte, rregulla te ndershme e te paanshme, proces te hapur e transparent, konkurence te vertete, ballafaqim e debat. Ne kerkojme respektim dhe vendimarrje te forumeve drejtuese, sipas statutit. Te gjitha keto jane kushte te panegociueshme te procesit. Pa to ne PD nuk ka dhe nuk mund te kete gare. Sa me shpejt ta realizije Basha kete, aq me shpejt do vije ringritja.
i bej thirrje zotit Basha te nderpese menjehere paligjshmerine dhe pengmarrjen e partise, perpara se te perballet me zemerimin dhe revolten e demokrateve. Te kuptoje sa me shpejt se demokratet do dine ta mbrojne partine e tyre.
Une u bej thirrje te gjithe demokrateve te behemi bashke, te mbrojme partine nga pengmarrja, te refuzojme grabitesit. Ky eshte obligim i te gjitheve funksionare e militante, anetare forumesh e drejtues, perfaqesues degesh dhe koordinatore. Eshte koha te ngrihemi, te mbrojme statutin dhe te drejten tone per te zgjedhur drejtuesit. Eshte koha te mbrojme demokracine dhe vlerat demokratike qe na lidhin tash tre dekada.
(m.a/e.f/BalkanWeb)
