Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, ka bërë një krahasim mes protestës së zhvilluar sot në Tiranë dhe tubimit të mbajtur në Kosovë, ku qytetarë të shumtë shprehën mbështetjen e tyre për ish-drejtuesit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Gjatë fjalës së tij në protestën në Tiranë, Zotaj tha se ndërsa në Kosovë qytetarët protestuan në emër të lirisë dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në Shqipëri protesta lidhet, sipas tij, me kundërshtimin ndaj qeverisë dhe politikave të Kryeministrit Edi Rama.

“Në Dardani liria ka emër, në Shqipëri tradhtia ka emër. Rama kërkon të shesë atdheun cep e më cep dhe pa turp thotë se Shqipëria nuk qenka e shqiptarëve”, u shpreh Zotaj.

Ish-luftëtari i UÇK-së u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar dhe të vijojnë protestën.

“Ndaj të solidarizohemi dhe të qëndrojmë si gjithmonë deri në zhdukjen e tradhtisë”, deklaroi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb