Emisioni “Zona Express”, ka publikuar dokumentarin ekskluziv “Vrasja me shumë pista” kushtuar vrasjet misterioze të Elvis Pistës, ish-menaxher i PTK’së dhe ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë dokumentar tregohen detaje shumë interesante të një prej atentateve më të mëdha që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës.

Ai u ekzekutua në dalje të një restoranti në Rahovec ku kishte festuar ditëlindjen e bashkëshortes së tij, në atë kohë shtatzënë dhe miq të tyre.

Në momentin që kanë qëlluar në drejtim të tij Elvisi është shtrirë përtokë nga frika dhe kur është ngritur ka pyetur mikun e tij Sadedin Dërgurti që ka qënë afër: “Ç’ka u ba”.

Këto kanë qënë edhe fjalët e fundit për tu shembur përfundimisht në tokë.

Për të zbuluar më shumë për hetimet e këtij rasti ndiqni videon e mëposhtme:

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: