Një titull nga divani nuk ka një shije të njëjtë, festa nuk është e plotë, por fakt është që Real Madrid siguroi matematikisht titullin e 36-të në histori, duke vijuar dominim e tyre në La Liga. Ekipi i Carlo Ancelottit mposhti pastër 3-0 Cadiz, por assistin e vërtetë e mori nga Girona, me këta të fundit që mposhtën Barcelonën 4-2 duke i dhuruar Realit titullin në Spanjë.

Rali
Rali

Festa për të madrilenët është spostuar, në një kohë kur të mërkurën synojnë edhe një biletë për në finalen e Champions League. Florentino Perez bëhet presidenti që ka fituar më shumë tituj në historinë e Realit, 34 trofe nën presidencën e tij, nëse Reali është kthyer në klubin më të madh në botë, kjo është padiskutim edhe për meritë të tij. Shton një tjetër sukses në CV e tij të shkëlqyer edhe Carlo Ancelotti, ky ishte trofeu i 28 në karrierë. Për taktikun italian, ky ishte titulli i 12-të në krye të Real Madrid, një më shumë se Zinedine Zidane, dhe dy trofe larg rekordit të Migel Miguel Munoz

Carlo
Carlo

“E bëmë përsëri, jemi kampion. Nuk ishte një rrugë e lehtë, por Real Madrid vërtetoi edhe një herë pse është ekipi më i mirë në botë. Falënderoj të gjithë për impenjimin e tyre dhe kualitetin, ishte spektakolare”, reagoi Ancelotti me anë të një statusi në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb