Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në Cërrilë të Mallakastrës, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.

Për shuarjen e zjarrit po ndërhyjnë 4 mjete zjarrfikëse, 30 forca të Armatosura dhe 20 forca bashkiake. Terreni i thyer po vështirëson ndërhyrjen e forcave nga toka.

Pas kërkesës për ndërhyrje nga ajri, në zonë ka mbërritur edhe një helikopter, i cili po operon për shuarjen e flakëve.

Pavarësisht përhapjes së zjarrit, vatra ndodhet larg zonës së banuar dhe deri tani nuk raportohet rrezik për banorët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: