Detaje të reja dalin në dritë nga zjarri që përfshiu sot Bashkinë e Kamzës. Në një prononcim për gazetaren Dorjana Bezat shefi i zjarrfikëses bëri me dije se zjarri kishte rënë në një prej kokave të kondicionerëve që ndodheshin në pjesën e strehës në hyrje të institucionit.

Sipas tij, një prej kondicionerëve ka pësuar shkëndijë elektrike duke shkaktuar kështu zjarrin. Ndërkohë, punonjësja e kësaj bashkie, Nertila Koka tha se zjarri nuk ka dëmtuar asnjë pjesë të godinës, ndërsa të hënën do të nisë puna.

“Nuk ka asnjë lloj pasoje. Incidenti u kontrollua në kohë, ka qenë incident pa pasoja. Ditën e hënë do të jenë të hapura, pasi kemi shumë punë dhe do iu shërbejmë qytetarëve”, tha ajo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb