Kompania sllovene CETIS e cila është kontraktuar nga KQZ lidhur me printimin e fletës së votimit të 25 prillit e ka cilësuar mision të pamundur që të realizojë qëllimin deri më 22 prill.

Sipas letrës që i ka dërguar kompania KQZ-së, ka disa limite sa i përket procesit që ata kryejnë, dhe tashmë ata janë informuar edhe për problemet që mund të sjellë një fletë e re votimi.

Sipas CETIS, procesi i printimit të 3.6 milionë fletë votimeve merr afërsisht 14 ditë, por me përmasat e reja kërkon 20 ditë, plus 2 për t’ia dorzuar KQZ-së numrin total.

Sa i përket fletës së votimit për Tiranës, kompania sllovene thotë se duhen 2-3 javë,

  • foto galeri
  • foto galeri

LETRA E PLOTË NGA CETIS

Sa i përket letrës tuaj të datës 2 shkurt 2021 ne po i përgjigjemi pyetjes në lidhje me mundësi e ekzekutimit në mënyrë të sukseshme të printimit dhe dorëzimit të fletëve të votimit në kohë për zgjedhjet e 25 Prillit.

Duhet të jemi të vetëdijshëm për disa kufizime teknike me të cilat çdo kompani printi përballet në projekte siç janë zgjedhjet. Pasi morëm të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me numrin e qëndrave të votimit me të gjitha dizanjet dhe formatet e fletës së votimit ekziston një kohë e caktuar e nevojshme për përgatitjen e dizanjit përfundimtarë të fletës për tu konfirmuar nga KQZ e Shqipërisë dhe për të marr lejen dhe për të nisur prodhimin.

Pas konfirmimit të dodjesve të përgatitura nga ne sërish nevojitet kohë për të përgatitur makineritë e printimit në mënyrë qëtë printojmë fletë e votimit në përputhje me dosjet e konfirmuara. Këto procese zakonisht marrin 1 ditë punë.

Pasi të bëhet gjithçka dhe të nisë prodhimi, realizimi i fletëve të votimit merr kohë dhe kjo varion nga projekti në projekt.

Printi i 3.6 milion fletëve do të merrte 14 ditë punë koha mund të tejkaloj shpejt për 3 ose 4 ditë në varësi të vështirësive dhe çështjeve të paparashikuara.

Pasi të prodhohen do të përfshihet paketimi dhe logjistika e transportit në një kohë të vështirë pandemie kur gjërat në të gjithë botën po ndryshojnë shpejt duhet të marrim në konsideratë të gjithë cështjet me testimin e shoferëve. Sic është marrja e lejeve dhe hyrja në vendet e huaja.Kjo çon në konkluzionin se do të duheshin më shumë se 20 ditë për të ekzekutuar në mënyrë të sigurtë dhe të sukseshme zgjedhjet e këtij viti.

Të gjitha faktet  shkruara në paragrafin e mësipërm tregojnë një konkluzion të pamohueshëm fatkeqësisht. Duket se realizimi në mënyrë të sukseshme dhe të sigurtë i dorëzimit të fletëve të votimit për 10 ditë në periudhën nga 12-22 Prill do të bëhej mision i pamundur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb