Oligarkët dhe PPP, terma për të cilat ka qenë në qendër të kritikave, Kryeministri Edi Rama zgjodhi t’i japë përgjigje në prezantimin e të ashtuquajturës prej tij paketë Speciale AntiKÇK.


“Nuk ka oligarkë në SHBA, s’ka në Amerikë janë njerëzit më të pasur të botës. Shikoni sa i kanë paguar oligarkët buxhetit të shtetit në vitet e fundit, shikoni c’bëhet me kompanitë kryesore. Cfarë influence kanë këta njerëz mbi ne. Këta që konsiderohen pushteti real në Shqipëri, qenkan njerëzit më të taksuar. dhe i paguajnë më shumë buxhetit të shtetit? Shihni sa kanë paguar në 8 vite. Këto para kanë shkuar në arkën e shtetit.


Të na thonë një emër nga këta, që nuk ka qenë 4 vite më parë. Meqë këtu të gjithë merren me emra, të na thonë një emër nga këta top 10, apo top 100 që nuk kanë qenë pjesë e taksimit. Ja çfarë raporti kanë sot me shtetin dhe ja çfarë raporti kishin deri dje me shtetin. Oligarkët janë ata qe vijnë bashke me pushtetin politik, ndërkohë që këta që sot quhen oligarkë pa të drejtë, ja c raport kanë sot me shtetit.” Tha Rama ndërsa theksoi se aq shumë flitet sot për PPP sa janë infektuar edhe disa prej tyre.


“Flitet për PPP, aq shumë sa janë infektuar edhe disa nga ne, sepse përsëritja e gënjeshtërt ka gjithmonë gjasë të infektojë edhe subjektin. PPP janë skema për të ndihmuar mbështetur e lehtësuar qytetarin kush përfiton nga PPP për check up, afro gjysmë milioni njerëz e bëjnë falas.

Nuk ka një thes nga buxheti i shtetit që i jepet oligarkut ka një marrëveshje që sipërmarrësi të paguajë një investim, e shteti në një periudhë kohore t’ia shlyejë investimin dhe në fund të marr shërbimin. ? Se duket sikur ka një thes të mbushur me lekë, që i jepet oligarkut tek dera dhe ai ikën me thes. S’ka thes, ka një marrëveshje që sipërmarrësi të paguajë një investim dhe të bëjë një shërbim dhe shteti në një periudhë kohore X, t’ja shlyejë investimin dhe në fund të marrë produktin. I gjithë laboratoret dhe infrastruktura bëhet pronë e shtetit. Falas nuk do të thotë qe vjen nga qielli, falas e merr qytetari. ” – u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: