Florida- Një xhami është djegur të hënën në Florida, ditë që përkonte me festën e Kurban Bajramit, festë e cila u festua nga myslimanët në të gjithë botën.

Xhamia e cila u dogj ishte vizituar dhe nga vrasësi i 49 personave në një klub homoseksualësh, Omar Mateen.

Xhamia ishte vizituar gjithashtu edhe nga Moner Mohammad Abu Salha, i cili u bë amerikani i parë që kreu sulm vetëvrasës në Siri.

Kamera e sigurisë tregon një person që i afrohet xhamisë në Fort Pierce dhe menjëherë fillojnë flakët, thanë zyrtarët e Floridas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb