Instituti Kulinar Neranxi përgatitet për fillimin e vitit të ri shkollor 2023-2024 dhe fluksi i regjistrimeve për këtë vit është mjaft i lartë.

Kjo jo vetëm falë infrastrukturës, cilësisë së mësimdhënies, por edhe garantimit të punësimit përmes Agjencisë së Punësimit Neranxi.

Studentët shprehen entuziastë që studimet e tyre ia kanë besuar Institutit Kulinar Neranxi, një shkollë me standarde perëndimore që bën diferencën, përmes programeve që përshtaten plotësisht me kërkesat e tregut.

Livia, një ish-studente tregon se falë studimeve që ka mbaruar në Institutin Kulinar Neranxi, sot punon në një nga resortet më luksoze në jug të vendit dhe e mirëpaguar.

Viti shkollor fillon me 25 shtator dhe regjistrimet vazhdojnë. Receta që sugjerohet nga Instituti Kulinar Neranxi ka shijen e suksesit, ashtu siç do të jetë e ardhmja e të rinjve që e kanë zgjedhur këtë shkollë profesionale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb