Instituti Kulinar Neranxi është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në “The young chef Olympiad”, kompeticioni më I madh botëror për kuzhinierët e rinj. Kjo olimpiadë ka 10 vite që zhvillohet dhe kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë.

Presidenti i “Neranxi Group”, Z.Nikollaq Neranxi, në një status në facebook e konsideroi këtë përzgjedhje si shpërblimin më të madh të punës së bërë për të ndërtuar një shkollë me standarte perëndimore.

“Sot ndjehem kaq i shpërblyer për punën dhe sakrificën e madhe të bërë për 16 vite për të ngritur një institucion modern që mund të krahasohet me çdo shkollë kulinarie të famshme në perëndim. Dhe me gjithë pengesat e problemet e mëdha që kemi patur, për arsye që nuk varen nga ne, imagjinoni sa i fortë ka qenë motivimi dhe optimizmi ynë për të ecur përpara e për të investuar për këta të rinj që të bëhen shefat e së nesërmes.

Një institucion prestigjioz si “The Young Chef Olympiad”, arriti ta vlerësojë këtë punë të madhe dhe të na përzgjedhë si të denjë për të garuar me të rinjtë e talentuar të shkollave më të mira të botës“.

“The young chef Olympiad” është një kompeticion botëror i cili zhvillohet që nga viti 2015, për 7 ditë me rradhë në disa qytete të Indisë dhe ditën e tetë, 10 më të mirët konkurrojnë me njëri tjetrin për të fituar çmimin e madh. Finalja zhvillohet në Kalkuta, e konceptuar si një natë gala mjaft mbresëlënëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: