Nga: ANILA JOLE

GREQI- FMN në bashkëpunim me rregullatorët në Evropën Juglindore, është duke u përgatitur për të përballuar një falimentim të mundshëm të Greqisë. Planin rezervë të FMN e zbulon Wall Street Journal në një botim të saj. Artikulli citon deklaratat e bëra nga Zëvendës Drejtori për projektin evropian të FMN, Jorg Dekresin, i cili thotë se Fondi është në dialog me Bullgarinë, Maqedoninë, Rumaninë, Shqipërinë dhe Serbinë, vende ku ka prani të bankave greke.

Sipas tij, FMN-ja jep këshilla dhe merr mendime, për masat që do të merren nga këto vende në rast të një falimentimi grek, në mënyrë që të shmangen aventurat.

WSJ vëren se FMN-ja ka kërkuar siguri, që filialet e bankave greke të kenë në dispozicion pasurinë e mjaftueshme për financim emergjent nga Bankat qendrore, në rast të një ndërprerje të papritur të financimit nga Banka Qendrore greke.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb