KORCE

Aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është shtrirë sot në qarkun e Korçës. Burime për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Lorena Kodra bënë me dije se policia ka zbritur në terren për të rritur kontrollin e parametrave të sigurisë.

Aktualisht blutë në bazë të informacioneve që kanë, janë duke kryer kontrolle mbi persona me precedentë penale në kërkim, automjete luksoze me targat të huaja apo dhe persona të dyshuar.

Kujtojmë se dje aksione të ngjashme u shtrinë dhe në disa qarqe të vendit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: