Grupet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat Shqiponja kanë zhvilluar një sërë kontrollesh në Fier, për goditjen e rasteve me armëmbajtje pa leje dhe lëndëve narkotike.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se FNSH e Shqiponjat kanë ndaluar pjesën më të madhe të automjeteve në disa postblloqe të ngritura në hyrjet dhe daljet e qytetit.

Kontrollet kanë vijuar për disa orë, ku uniformat blu kanë kaluar në “filtër” jo vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe pasagjerët, për të vendosur në pranga personat e shpallur në kërkim.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb