Kremlini ka qenë i ashpër me këdo që është shprehur kundër luftës në Ukrainë, pa marrë parasysh nëse kanë qenë qytetarë të thjeshtë apo figura të njohura.

“Viktimë” e një trajtimi të tillë ka qenë edhe reperi i famshëm rus Oxxymiron i cili u fut në “regjistrin e agjentëve të huaj”.

Shkak për këtë është bërë pikërisht kundërshtimi me vendimet e presidentit rus Valadimir Putin për të nisur luftën në Ukrainë.
Reperi mbajti madje edhe koncerte bamirësie në mbështetje të refugjatëve të cilët largoheshin nga lufta.

Një tjetër rast i ngjashëm ka qenë ai i pak ditëve më parë, ku Miss Krimea është gjobitur dhe shoqja e saj është dënuar me dhjetë ditë burg, për shkak se kënduan një këngë patriotike dhe e shpërndanë atë në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: