Një ditë pasi u zogj zëvendës presidente e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho reagoi, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë delegatët.

Reagimi:

Mirënjohje delegatëve të Partisë së Lirisë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në Konventën Kombëtare. 🇦🇱
Falënderime për qindra të rinj e të reja, pensionistë e prindër me fëmijë, të ftuar që udhëtuan drejt Tiranës që në orët e para të mëngjesit nga skajet më të largëta të Shqipërisë, e mijëra të tjerë që na ndoqën përmes ekraneve dhe platformave online.
Forca e Partisë së Lirisë janë pikërisht ata! ❤️
Mirënjohje që më besuan me votë detyrën e rëndësishme të zv.presidentes së Partisë së Lirisë. 🙏
Vota juaj është vlerësimi më i madh për kontributin tim prej gati 20 vitesh në këtë parti.
Faleminderit mikeshave të mia: Myrvete Asqeriu, bankiere, intelektuale, qëndrestare dhe Miranda Rira, ish-kryetare e Bashkisë Prrenjas, ish-deputete, pedagoge dhe sociologe; të dyja gra në karrierë dhe nëna të përkushtuara, që i dhanë vlerë kësaj gare.
Jam e bindur se fryma që na mblodhi dje të gjithë bashkë do të na udhëheqë në betejat e ardhshme politike përballë një regjimi të korruptuar e mafioz.
Plani me pesë prioritete për “Shqipërinë – 4 milionë shqiptarë” është misioni im më i ri. 🇦🇱
Bashkë do ta bëjmë realitet!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb