Forcat e koalicionit të drejtuara nga Arabia Saudite, e cila mbështet qeverinë në Jemen, njoftuan se u neutralizua një automjet ajror pa pilot i mbushur me bomba (UAV) që i përkiste militantëve Houthi.

Në deklaratën e forcave të koalicionit arab në agjencinë zyrtare saudite të lajmeve SPA, thuhet se militantët Houthi të mbështetur nga Irani synuan jugun e vendit me një dron të mbushur me bomba.

Në deklaratë thuhet se Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Arabisë Saudite shkatërruan dronin dhe se u morën masa operacionale për të mbrojtur civilët dhe për t’iu kundërvënë një sulmi të mundshëm.

Ndërsa nuk u publikua asnjë deklaratë nga rebelët Houthi për çështjen në fjalë.

Në Jemen, ku paqëndrueshmëria politike ka mbizotëruar për një kohë të gjatë, përplasjet po ndodhin midis Houthive dhe forcave të lidhura me qeverinë.

Houthitë kanë nën kontroll kryeqytetin Sana’a dhe disa rajone që nga shtatori 2014, ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër Houthive që nga marsi 2015.

Militantët Houthi të mbështetur nga Irani shpesh shënjestrojnë rajonet jugore të Arabisë Saudite me raketa balistike dhe UAV.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb