Ushtria ruse granatoi rajonin e Zaporizhzhia më shumë se 80 herë.
Lajmi u bë i ditur në një postim në Telegram, nga zëvendës shefi i zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko.
“Rusët bombarduan rajonin e Zaporizhzhia më shumë se 80 herë gjatë ditës së kaluar. Ata synuan objektet e infrastrukturës civile 49 herë në 17 vendbanime,” shkroi Timoshenko.
Sipas tij, janë regjistruar 18 raportime për dëme dhe shkatërrime.
Dy persona janë plagosur nga granatimet”, shtoi nënkryetari i zyrës së Presidentit.
Siç është raportuar, ushtria ruse sulmoi qytetin e Dnipro me dronë kamikaze gjatë natës. Të paktën katër persona u plagosën.