Pas disa javësh zjarri të pandërprerë artilerie dhe sulmesh ajrore, trupat ukrainase po “mbahen” në një brez qytetesh në rajonin e Luhansk, sipas kreut të administratës ushtarake të saj.

Serhiy Hayday tha në televizionin ukrainas se situata ishte e vështirë.
“Përpjekjet më të mëdha të bëra nga armiku janë të depërtojnë në Popasna dhe drejtimin e Severodonetsk dhe Voievodivka. Këtu ata vendosën sasinë më të madhe të trupave dhe pajisjeve të tyre.”

“Ky është vendi ku numri më i madh i granatimeve dhe raketave dhe sulmet ajrore janë konstante –është thjesht një situatë e tmerrshme. Djemtë tanë po qëndrojnë, ne presim ndihmë, përforcime”, tha ai.

Hayday tha se forcat e artilerisë dhe raketave ruse po mbështeteshin nga kontraktorë ushtarakë privatë të ngarkuar me udhëheqjen e çdo sulmi tokësor. “Ka PMC Wagner Group, ka Kadyrovitët [çeçenë], por ata kanë të bëjnë kryesisht me krijimin e videove për TikTok, dhe më pas janë ushtarakët e LPR [Republika Popullore e Luhanskut],” tha ai.

Hayday tha se granatimet ruse kishin shkaktuar dëme të tjera të rënda të premten në Hirske, Popasna dhe Severodonetsk.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: