Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk, ka bërë me dije se korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nuk do të hapen ditën e sotme.

Ajo është shprehur se situata në Ukrainë është e vështirë dhe se nuk mund të rrezikohet jeta e më shumëve qytetarëve.

Në një reagim në rrjete sociale ajo ka akuzuar forca ruse për shkeljeve të armëpushimit, duke thënë se Moska nuk mund të kontrollojë ushtarët ukrainas në terren .

Ndër të tjera Vereshchuk tha se do të vijojë përpjekja për të hapur sa më shpejt korridoret humanitare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb