Forcat ruse po sulmojnë njësitë ushtarake ukrainase dhe po lëshojnë raketa në rajonin Donetsk të Ukrainës, ku po rigrupojnë trupat në ofensivën e tyre aktive. Kështu deklaron Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Rusia po përpiqet të pushtojë qytetin lindor të Lyman me armë artilerie, ndërkohë që po synon të ndalojë njësitë ushtarake ukrainase në qytetin Bakhmut.

Në Slovyansk – një qytet me 125,000 banorë, Rusia vazhdon të bombardojë pozicionet ku janë vendosur trupat ukrainase. Në Ukrainën jugore, forcat ruse kanë shtuar granatimet e njësive ushtarake ukrainase dhe kanë transferuar trupa rezervë në zonë për të forcuar sulmin e saj, raporton BBC.

Megjithatë, Shtabi i Përgjithshëm thotë se 12 sulme ruse kanë dështuar në rajonet Donetsk dhe Luhansk gjatë ditës së kaluar dhe disa njësi ushtarake ruse janë shkatërruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: