Automjetet ushtarake ukrainase po hyjnë në Kiev për të mbrojtur kryeqytetin nga pushtimi rus. Këtë e ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha më herët se qyteti kishte “hyrë në një fazë mbrojtëse”, raporton BBC.

Qeveria po i bën thirrje popullit të Kievit që të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave ruse, duke përfshirë prodhimin e koktejve molotovi dhe marrjen e armëve.
Mbi 18 mijë trupa të rezervistëve janë armatosur gjatë ditës së sotme në rajonin e kryeqytetit ukrainas.

Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë pohuar se deri më tani kanë vrarë mbi njëmijë ushtarë rusë gjatë agresionit ushtarak në Ukrainë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb