Gjithsej 21 “terroristë” u vranë nga trupat turke gjatë katër ditëve të fundit në Sirinë veriore dhe Irak, tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Tre nga “terroristët” u vranë në rajonin Zap të Irakut.

Duke e quajtur Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) një “mjet në duart e imperialistëve” për të penguar zhvillimin e Turqisë, Akar tha se qeveria turke është e vendosur të eliminojë PKK-në.

Lufta kundër “terroristëve” nuk do të përfundojë derisa të sigurohet siguria e kufijve të Turqisë dhe e kombit, tha ai.

PKK është përfshirë në përleshje të armatosura me forcat turke për më shumë se tre dekada dhe është cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb