Paris Sën Zhërmeni po përjeton një ëndërr të bukur në “Teatrin e ëndrrave”, teksa menjëherë pas golit të avantazhit të realizuar me Kimpembe, ka gjetur dhe rrjetën e dytë.
është talenti Kilian Mbape ai që dyfishuar për francezët, teksa ka finalizuar saktësisht një kundërsulm të shpejtë në minutën e 60-të.
Minuta e 63-të në “Old Trafford”, Mançester Junajtid – Paris Sën Zhërmen 0-2, autorët e golit Kimpembe (53′) dhe Mbape (60′).
Mançester Junajtid (4-2-3-1): De Gea; Jang, Smolling, Lindelof, Shou; Herrera, Matiç; Lingard, Pogba, Martial; Rashford.
Paris Sën Zhërmen (4-2-3-1): Bufon; Kherer, Tiago Silva, Kimpembe, Bernat; Verrati, Markinjos; Dani Alves, Draksler, Di Maria; Mbape.
(j.s/BalkanWeb)