Inter ka marrë fitoren më deçizive të sezonit në ndeshjen e fundit të kampionatit. Zikaltërit kanë mposhtur me përmbysje 2-3 Lazio-n, duke u kualifikuar në “Champions League” për herë të parë pas 6 sezonesh.

E konsideruar si ‘finale’ kjo sfidë i përmbushi të gjithë pritshmëritë.

U deshën 9 minuta nga goli parë, me Perisiç që devijoi një top në portën e tij duke kaluar Lazio-n në avantazh. Gëzojnë 70 mijë të pranishmit. Pak minuta më vonë Milinkovic do të godiste transversën, por për fatin e zikaltërve topi del jashtë.

Në minutën e 29-t Dambrozio do të barazonte shifrat për Interin pas një rrëmujë në zonë ku vendasit pretendonin për faull ndaj Strakoshës. Në momentin më të mirë të miqve, pak para fundit të pjesës së parë Anderson do kalonte edhe një herë Lazion në avantazh.

Mbyllet me shumë emocione fraksioni i parë i lojës, emocione që nuk do mungonin as në pjesën e dytë.

Icardi në minutën e 78-t nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë, në një ndeshje ku nevojitej vetëm fitorja. Shkojn keq punët për Lazion që mbetet me 10 lojtarë, me Luliç që merr kartonin e dytë të verdhë.

Nuk do mungonte as goli i përmbysjes së madhe të shënuar nga Vecino në minutën e 81-t. Ka festë te miqtë, por shumë hidhërim te vendasit që kanë bërë një sezon fantastik, por në fund duhet të kënaqen vetëm me “Europa League”.

Mbyllet këtu “Seria A” e këtij edicioni.

seriaa

Lazio 2-3 Inter

9′ Marusic, 41′ Anderson/ 29′ Dambrozio, 78′ Icardi, 81′ vecino

Komenti i ndeshjes

90+4′ mbyllet takimi

81′ Vecino kalon në avantazh Interin, zikaltërit momentalisht në “Champions”

78′ Icardi barazon me penallti, Interit i duhet edhe 1 gol

46′ Nis pjesa e dytë, Interit i duhet të përmbysë shifrat

45+2′ Mbyllet pjesa e parë

41′ Lazio kalon sërish në avantazh, Felipe Anderson i papërmbajtshëm

29′ Inter barazon rezultatin. Një moment i diskutueshëm me portierin Strakosha por per gjyqtarin gjithçka e rregullt, shenon Dambrozio

9′ Marusic kalon në avantazh Lazio-n. Vendasit në delir

1′ Nis takimi në ‘Olimpico’

Formacionet zyrtare

for

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb