Rruga drejt finales së Air Albania nis sonte për Romën. Të besuarit e Jose Mourinhos do sfidojnë në gjysmëfinalen e parë të Conference League një ekip si Leicester, takim ky që do mbahet në King Poëer Stadium.

Nga minuta e parë nuk e nis Kumbulla te italianët. Tekniku Mouringo ka vendosur ta lërë në stol, duke preferuar zgjedhje të tjera. Mes më të mirëve ka lojtarë si Ibanez, Smalling dhe Mancini.

Në krahun tjetër, “Dhelprat” i besojnë Vardyt në sulm. Anglezi do ketë edhe mbështetjen e Albrighton. Më poshtë titullarët.

Leicester (4-1-4-1): Schmeichel; Pereira, Fofana, Evans, Castagne; Tielemans; Albrighton, Maddison, Dewsbury-Hall, Lookman; Vardy.

Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanes; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Zalewski; Zaniolo, Pellegrini; Abraham.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb