Këtë fundjavë, Formula 1 rikthehet në pistën e Monzës për Çmimin e Madh të Italisë 2026, e cila pritet të shndërrohet në një provë zemre si asnjëherë më parë. Kimi Antoneli mbërrin në Monza si ylli i ri i sportit italian, por mbi të gjitha si lider i Kampionatit Botëror të Formula 1, me 242 pikë.
Talenti i tij po thyen barriera, po vendos rekorde historike dhe po e bën gjithnjë e më konkrete mundësinë që një pilot italian të rikthejë në Itali titullin botëror, 73 vjet pas suksesit të Alberto Askarit në vitin 1953. Por edhe Ferrari vjen në Monza me ambicie të mëdha. Në radhët e “kokëkuqes” është Luis Hamilton, i treti në klasifikimin e Botërorit dhe i gatshëm për të luftuar për fitoren. Ndërsa Sharl Lëklerk ende e ka të freskët në sy dhe në zemër triumfin e 1 shtatorit 2024, kur ai festoi fitoren përpara tifozëve të Ferrarit në Monza. Kush do të jetë i zgjedhuri?
Një situatë unike që ndez edhe më shumë pasionin e tifozëve italianë, të cilët përballen me një duel emocionesh të paprovuar më parë: të mbështesin talentin vendas që po synon majën e botës, apo ekipin që prej dekadash është simbol i identitetit sportiv italian? Në pritje për ta përjetuar drejtpërdrejt në tribunat e Monzës përplasjen mes të kuqes së Ferrarit dhe argjendit të Mercedesit, pyetja është e thjeshtë: Për kë do të bëjnë tifo italianët?
