Forumi i Dialogut Politik po organizon sot një tryezë me intelektualë, ekspertë dhe aktivistë, ku në fokus ishin problematikat aktuale të vendit dhe propozimet për adresimin e tyre. Anëtarët e Forumit prezantuan një platformë që, sipas tyre, mund të shërbejë si një program i përbashkët opozitar, ndërsa më pas diskutimi vijoi me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe të ftuarve. Gjatë fjalës së tij, avokati Redi Ramaj u ndal te situata e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke theksuar nevojën për forcimin e rolit dhe pavarësisë së gjyqtarëve.

“Të flasësh për drejtësi në vend, nuk është e lehtë. Në Shqipëri, nuk janë ëngjëj as drejtuesit dhe as politikanët. Kemi parë se si në këto vite tranzicioni, roli i gjyqtarit nuk është forcuar”, u shpreh Ramaj. Sipas tij, në platformën e Forumit është përfshirë edhe forcimi i rolit të gjyqtarit, pasi është ai që merr vendimet dhe përcakton nëse drejtësia është dhënë në mënyrë të drejtë.

Ramaj ngriti shqetësimin për numrin e lartë të dosjeve të mbartura në sistemin gjyqësor, duke e lidhur këtë situatë me mënyrën se si është hartuar reforma në drejtësi dhe me funksionimin e institucioneve. Avokati iu referua edhe parimit se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, duke theksuar se ky problem mbetet një prej çështjeve që, sipas tij, nuk është zgjidhur. Në vijim, Ramaj ngriti shqetësime për kushtet në të cilat ushtrojnë detyrën magjistratët dhe gjyqtarët. Ai tha se ata përballen me problematika që lidhen me pagat, infrastrukturën dhe mungesën e ambienteve të përshtatshme për zhvillimin e proceseve gjyqësore. Sipas tij, një prej çështjeve kryesore është garantimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe çlirimi i tij nga çdo ndikim politik.

“Të flasësh për drejtësi në vend, nuk është e lehtë. Në Shqipëri, nuk janë engjëj as drejtuesit dhe as politikanët. Kemi parë se si në këto vite tranzicioni, roli i gjyqtarit nuk është forcuar. Kemi përfshirë në pikat tona gjyqtarin, pasi ai jep dënimet dhe vendos për një drejtësi të drejtë. Sot kemi një stok të lartë të dosjeve në sistem. Kjo është për arsye të atyre që hartuan këtë reformë, dhe për mënyrën se si funksionojmë si institucione. Drejtësia e vonuar, është e mohuar, këtë e dëgjoni shpesh. Kjo është një nga gjërat që nuk realizohen. Magjistratët mbahen peng me pagat e tyre. Sot gjyqësori mbahet peng për godina. Nuk ka salla ku të ushtrohen gjykimet. Gjyqësori duhet të çlirohet nga ndikimi i politikës. Një karrierë e magjistratës, dhe pavarësi financiare për gjyqtarët, për t’i ngritur ata në një nivel ku ata duhet të japin vendime lirshëm.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: