Avokati Redi Ramaj, i ftuar në News24 ka komentuar Aktin Normativ të qeverisë, ku qytetarët nuk mundet dot që të protestojnë as në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ramaj tha se Akti Normativ është i paligjshëm.
Shtoi se dhe kryeministri ka qenë në opozitë, e nuk është ndaluar të porotestojë në bulevard.
Avokati Redi Ramaj: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zonë publike dhe nuk mund të ndalosh qytetarët që mos protestojnë aty.
Akti Normativ është i paligjshëm. Nuk mund të protestosh në trotuar, kjo nuk ndodh kërrkund. Policia po ushtron dhunë ndaj protestuesve.
Gjykata Kushtetuese duhet ta hedhë poshtë Aktin Normativ. Protestuesit kanë qenë paqësore, ajo që ka intimiduar ka qenë qeveria.
