GREQI

Një 19- vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia greke pasi kreu 19 vjedhje në vetëm dy muajt e fundit në zonën e Kordhalosë në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari ishte një ‘specialist’ vjedhje me thyerje të dyqaneve. Ndërkohë është bërë publike dhe një moment i vjedhjes së një dyqani ku autor ka qenë pikërisht ky person si dhe fotoja e tij nga Policia greke.

Whatsapp Image 2020 01 10 At 07.33.53
Whatsapp Image 2020 01 10 At 07.33.53

Sipas përshkrimit, shqiptari preferonte të lëviztë në këmbë, piketonte gjatë ditës dyqanin që do ta vidhte dhe vepronte natën duke thyer xhamat e dyqaneve më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mbi 19 vjecarin shqiptar rëndojnë vjedhjet të kryera në:

17/11/19 – Vjedhje në një dyqan veshjesh në rrugën Spetses

17/11/19 – Vjedhje në një agjenci OPAP në Korydallos

19/11/19 – Vjedhje në një dyqan ushqimesh në rrugën Spetson

24/11/19 – Vjedhje në një dyqan veshjesh në Korydallos

25/11/19 – Vjedhje në një dyqan çantash në rrugën Xenofontos

29/11/19 – Vjedhje në një dyqan veshjesh në Korydallos

29/11/19 – Vjedhje në një dyqan  veshje për femra në Korydallos

2/12/19 – Vjedhje në një dyqan këpucësh në Korydallos

3/12/19 – Vjedhje në një dyqan në Rrugën Taxiarchon

16/12/19 – Vjedhje në një dyqan veshjesh në Rrugën Athena

18/12/19 – Vjedhje në një dyqan rrobash për fëmijë në Korydallos

21/12/19 – Vjedhje në një dyqan veshjesh në Korydallos

21/12/19 – Vjedhje në një dyqan të kujdesit shëndetësor në Korydallos

21/12/19 – Vjedhje në një dyqan në Rrugën Taxiarchon

23/12/19 – Vjedhje në farmaci në Gregory Lambrakis

1/1/20 – Vjedhje në një dyqan në Rrugën Taxiarchon

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb