Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në aksin e rrugës kombëtar Prrenjas -Librazhd.

Përkatësisht ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Bushtricë” , ndërsa në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një kamion.

Si pasojë e përplasjes mes tyre, kamioni është përmbysur , ndërsa autovetura është shkatërruar pjesërisht.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se drejtuesi i kamionit ka pësuar fraktura në krah, ndërsa drejtuesi i autoveturës lëndime të lehta.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërkohë që policia rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb