Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Librazhd. Mësohet se në aksident është përfshirë një kamion dhe një makinë.

Siç shihet dhe nga pamjet që sjell LSI, mjeti është dëmtuar shumë në pjesën e përparme të tij, ndërkohë që nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet rreth zbardhjes së rrethanave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: