Man.United nuk arrin të përfitoi nga blofi i City, nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertë përballë Leeds United. Gjithçka nisi keq për “djajtë e kuq” teksa e gjetën vetën në dizavantazh që në minutën e parë me Wilfried Gnonto, talenti italian gjeti rrugën e rrjetës me një goditje të bukur nga distanca. Historia u përsërit me fillimin e pjesës së dytë, por këtë herë ishte Varane që devijoI topin në portën e tij duke i dhuruar Leeds avantazhin e dyfishtë.

Ekipi i Ten Hag reagoi fuqishëm duke u rikthyer në lojë brenda tetë minutash. Në të 62-tën, Rashford me kokë ngushtoi shifrat në 1-2, ndërsa në të 70-tën i hedhur në fushë si zëvendësues, Sancho barazoi rezultatin në 2-2 duke shmangur humbjen. Me 43 pikë në 22 javë, United renditet në vendin e tretë, minus 2 pikë nga Man.City.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Reagimi i Man.United me Sancho-n si protagonist zuri faqet e para të mediave angleze. Një tjetër lajm kryesor ishte dhe oferta e fundit e ardhur nga Katari për të blerë klubin e Man.United: “Oferta e katariotëve për United është një thirrje e fortë”, shkruan Metro duke shtuar se një grup nga Katari ka ofruar 6 miliardë sterlina për të blerë aksionet e familjes Glazer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb