Tre muaj më parë Ashley Graham solli në jetë binjakë dhe ajo është krenare për shenjat që ka në trupin e saj, pas shtatzënisë së dytë. Gjithmonë e gatshme për të treguar me krenari format e saj, modelja me forma të bëshme ka treguar strijat e barkut në rrjetet sociale. Topless para pasqyrës, vetëm me mbathje të zeza, ajo ka bërë një sëri selfies të nxehta.

Pa filtra dhe perfeksion me çdo kusht, Ashley e pëlqen veten ashtu siç është. Pasi u bë e famshme si modele plus size, ajo e bëri trupin e saj me forma të bëshme, pikën e saj të fortë. Në rrjetet sociale ajo është shumë e njohur pikërisht sepse shfaqet natyrale, pa fshehur shenjat që ka lënë jeta në trupin e saj. Helena Christensen dhe Lindsey Vonn gjithashtu e admirojnë atë për aftësinë e saj për të ekspozuar veten.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më 7 janar lindën binjakët e Graham, Malachi dhe Roman. Modelja ishte tashmë nëna e Isaac, 2 vjec, me bashkëshortin e saj Justin Erwin. Pas lindjes, ajo mori disa javë pushim dhe u largua nga rrjetet sociale. Dalëngadalë ajo u kthye për të intensifikuar praninë e saj duke përjetësuar pamje të jetës familjare. Tani ajo është gati të tregojë veten përsëri me gjithë lavdinë e saj.

(tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb