Personi që shihni në foto është Ardit Uruci, i riu qe u plagos në atentatin e sotëm në Peqin. ‘BalkanWeb’ ka siguruar foton e të riut, i cili u plagos rëndë mbrëmjen e sotme. 23-vjeçari ishte në një automjet bashkë me mikun e tij Andi Zylyfi, 26 vjeç, i cili nderroi jete rruges per ne spital, pranë një lokali në fshatin Përparim të Peqinit, kur një automjet në lëvizje ka qëlluar në drejtim të tyre me kallashnikov.


Sipas raportimeve të gazetarit Fatmir Popja, referuar burimeve zyrtare nga policia, ka dyshime që kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandash rivale.


“BalkanWeb” mëson se ndaj dy të rinjve janë zbrazur 2 karikatorë kallashnikovi, ndërsa autorët mundën të largoheshin pas ngjarjes. Aktualisht 23-vjeçar Uruçi ndodhet në gjendje të rëndë në reaminacionin e spitalit rajonal të Elbasanit.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb