Me takimin e luajtur mbrëmë kundër Cittadella, Piza ka siguruar matematikisht rënien nga kategoria duke kaluar në “Lega Pro”.

Një humbje 1-4 për ekipin e drejtuar nga Gennaro Gatusso që i detyron bluzinjtë së bashku me tre futbollistët shqiptar të zbresin në kategorinë e tretë për nga rëndësia në Itali.

Por pavarësisht kësaj, tifozët vendas kanë patur një falënderim të veçantë për Saimir Ujkanin dhe Edgar Çanin. Dy shqiptarët janë përshëndetur nga mbështetësit e Pizës për arsyen se pavarësisht pengesave që hasën rrugës, nuk u kursyen të jepnin kontributin për ekipin e zemrës së tyre.
piza-cani-ujkani-tifozet-470x469
Në banderolat e tifozëve shkruhej: “PIZA NUK HARRON, FALEMINDERIT EDGAR ÇANI, FALEMINDERIT SAMIR UJKANI”!

Të tre shqiptarët do të largohen nga Piza në fund të këtij sezoni. Manaj do të kthehet te Interi, nga ku ka ardhur në huazim, ndërsa Çanit dhe Ujkanit iu përfundon kontrata dhe duket se nuk do të rinovojnë pasi nuk duan të luajnë në kategorinë e tretë italiane.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb