Dalin pamjet e para të arrestimit të Ervin Matës në Brazil, të shtunën gjatë një operacioni policor që u zhvillua në Ilhabela, në bregdetin e shtetit São Paulo, nga Policia Federale në bashkëpunim me Policinë Ushtarake lokale.
Sipas njoftimeve zyrtare, Mata ishte në arrati që prej shtatorit të vitit 2025, ndërsa ndaj tij kishte një urdhër arresti për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që në nëntor të vitit 2023.
Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas SPAK grupi kriminal dyshohet se ka lidhje me disa episode të sekuestrimit të trafikimit të lëndëve narkotike në Holandë, Brazili, Kolumbi, Spanjë si dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian si dhe sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Shqipërisë si dhe raste të pastrimit të parave.
Gjithashtu hetime janë kryer dhe në lidhje me disa ngjarje kriminale të mëparshme, të ndodhura në Shqipëri.
Në kuadër të këtij procedimi, shtetasi E. M. dyshohet se ka koordinuar bashkëpunëtoret e tij, për trafikimin e 240 kg lëndë narkotike kokainë, më datë 29.09.2020.
39-vjeçari u kap në qytetin e Ilha Bela, dhe kishte në përdorim dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara, bëri me dije policia.
Visualizza questo post su Instagram
