TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një foto dhe mesazh nga qytetari dixhtal, ku shfaqet Klement Balili, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Sipas Berishës, në foto shfaqet ‘Eskobari’ i Ballkanit, në strofullën e tij në Sarandë, mes atyre që ish-kryeministri i cilëson si “korrierit dhe pengut të drogës”.

STATUSI
Në shtabin e Eskobarit të Ballkanit!
Qytetari dixhital dërgon:
Foton e fillimit te kesaj jave te Eskobarit te Ballkanit dhe lejtnanteve te tij ne strofullen e tij ne Sarande, korrierit, pengut etj etj! sb
“Pershendetje doktor,po ju dergoje:Fotone e kesaj jave nga strofulla e balilajve. Lutem anonimatin
Keta ne foto jane, ne mes kel balili, djathtas rigers balili kryetari bashkise delvine (nuk jam i sigurte), majtas nuk ja di emrin por eshte korrier i kelit. Tjetri ne fund fund majtas eshte denis balili. Ky zakonisht rrin peng tek bleresit e droges deri ne momentin kur transporti ka perfunduar. Metode kjo kolumbiane per te garantuar siguri dhe besueshmeri tek bleresit. Lutem anonimatin”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: