Suksesi i Inter dhe Man.City në Champions, në sfidat e tyre të para, kundër Benfikës dhe Bayern Munich, kanë pushtuar faqet e para të mediave evropiane:

“Një Inter ëndrrash”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. “Inzaghissimo”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport, me të përditshmen italiane që shton, paraqitje e shkëlqyer e zikaltërve në Lisbonë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Fitorja 3-0 e City përballë Bayern ka sjell delir në të përditshmet angleze: “Bye bye Bayern”, shkruan Mirror në faqen e parë. “City i trazuar”, ishte titulli i përzgjedhur nga Express, duke u ndalur tek fakti që përtej rezultatit, ekipi i Pep Guardiolës nuk bindi në lojë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në Gjermani, mediat bëjnë përgjegjës edhe Thomas Tuchel: “Pep godet Tuchel. Tani duhet një mrekulli”, shkruan Bild.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb