Vajza e Charlize Theron është e gjitha e rritur dhe ka shoqëruar gjithmonë nënën e saj në Javën e Modës në Paris.

Aktorja 48-vjeçare dhe vajza e saj 11-vjeçare Jackson janë fotografuar së bashku duke ndjekur sfilatën e modës Dior në Paris. Mami dhe vajza u ulën në rreshtin e parë, ndoqën shfaqjen dhe u larguan së bashku pas shfaqjes.

Që të dyja me paraqitjet e tyre mbresëlënëse ia dolën të merrnin të gjithë vëmendjen e fotografëve.

Jackson ra në sy e veshur me një xhaketë dhe një fund me kuadrate kuq e bardhë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aktorja e njohur nga ana tjetër e veshur me krijime të shtëpisë së modes Dior ishte më magjepsëse se kurrë. Për njërën pamje ajo zgjodhi një fustan të thurur maxi në ngjyrë të artë dhe për tjetrin një fund të gjatë të cilin e kombinoi me një këmishë të bardhë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Charlize Theron (@charlizeafrica)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: