Charlize Theron ka disa trauma që nga vitet e saj të adoleshencës dhe ka folur hapur për to.

Kur ishte 15 vjeç, ajo ishte dëshmitare kur nëna e saj qëlloi për vdekje të atin në një akt vetëmbrojtjeje në qershor të vitit 1991.

Thuhet se Charles Theron kishte pirë aq shumë saqë e kërcënoi me dhunë, si Charlize, ashtu edhe nënën e saj, dhe kjo e fundit ndërmori veprime vendimtare të mbrojtur veten dhe të bijën.

Kjo ngjarje traumatike mund të jetë arsyeja që e shtyu Charlize Theron që të përpiqet të rrisë ndërgjegjësimin për shkaqet e dhunës në familje.

Unë do të thoja këtë. Është një korrelacion i thjeshtë për t’u bërë,” shpjegoi Charlize Theron për revistën Toën & Country. “Unë mendoj se është shumë më e komplikuar sesa të kesh vetëm një natë traume në jetën tënde.

Charlize Theron dëshmoi se nëna e saj qëlloi për vdekje babanë e saj pikërisht para saj, megjithëse ishte në një moshë ku mund t’i kuptonte shkaqet themelore pas ngjarjes që ndau botën e saj në gjysmë.

Babai im ishte aq i dehur sa mezi ecte kur hyri në shtëpi me armë”, ka shpjeguar më parë Theron në një intervistë për NPR. “Unë dhe mamaja ime ishim në dhomën time të gjumit të mbështetura te dera sepse ai po përpiqej të kalonte derën. Pra, ne të dyja ishim mbështetur te dera nga brenda për të mos e lejuar të kalonte, ai bëri një hap prapa dhe vetëm qëlloi nga dera tre herë. Asnjë nga plumbat nuk na goditi, gjë që është vetëm një mrekulli. Unë e njihja atë vetëm në një mënyrë dhe kjo mënyrë ishte si i alkoolizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: