TIRANE- Dy prej autorëve të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në Qafë-Kashar në 9 shkurt 2017 janë dy ish-komando, të cilët kanë marrë pjesë edhe në misionet ushtarake të NATO-s jashtë vendit, respektivisht në Afganistan.

Bëhet fjalë për Ditjon Memlikan, 31 vjeç, nga Tepelena dhe Neim Avdulaj, 28 vjeç. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Avdulaj ka lindur në Vlorë, ndërsa prej disa vitesh banon në Tiranë. Ai është një ish-ushtar profesionist në forcat ushtarake të Zall-Herrit. Të dy ish-komandot kanë qenë me mision për 1 vit në Afganistan. Siç shihet edhe nga fotot që Avdulaj ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, shihet se ai është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ish-komando i arrestuar Neim Avdulaj
Neim Avdulaj
Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, 4 të arrestuarit kanë pranuar para hetuesve dy grabitjet e tjera, pranë Rinasit dhe në autostradë, në datat 9 shkurt 2014 dhe 3 dhjetor 2015.

Ish-komando i arrestuar Ditjon Memlika
Ish-komando i arrestuar Ditjon Memlika

Personat e tjerë të arrestuar janë Ernest Kupa si dhe Fation Xhyliu, ndërsa në kërkim janë shtetasit me inicialet M.A dhe C.A. Gazetari Artan Hoxha tha për “BalkanWeb” se “janë shoqëruar edhe 10 persona të tjerë gjatë operacionit masiv të zhvilluar sot në Vorë e Prezë”.

Po kështu mësohet se Policia ka gjetur edhe një pjesë të parave të grabitura. Dy prej të arrestuarëve janë sjellë nga forca të shumta policie në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb