Në Kupë, Juve luan një tjetër muzikë, thyen pastër 2-0 Lazio-n, në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën gjysmëfinale, duke u “hakmarrë” shumë shpejt ndaj ekipit kryeqytetas për atë humbje të freskët në Serie A. Ekipi i Allegrit dominoi rivalët në çdo aspekt, ndërsa tifozët më në fund shijuan dyshen Chiesa-Vlahovic. Sfida nisi shpejt me një rast të pastër për moviolë, me Cambiaso-n që u pengua në zonë, gjyqtari i takimit akordoi penallti, por më pas, me ndihmën e sistemit VAR, anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

Nuk qëndroi pas në këtë transfertë as Lazio, por ishin të pafat si në goditjes së Luis Alberto-s që u përplas në shtyllë. Me fillimin e pjesës së dytë, me një kundërsulm fantastik, Juve kapi “mat” mbrojtjen e Lazio-s, me Chiesa që realizoi një gol shumë të bukur. Pak minuta më pas, Juve ideoi një tjetër aksion shumë të bukur, me Vlahovic që nuk fali duke dyfishuar shifrat. “Bomberi” serb kishte shansin të mbyllte përfundimisht këtë sfidë, por nuk u shërbye si duhet në zonë, duke bërë që bileta e parë për në gjysmëfinale të vendoset në ndeshjen e kthimit më 23 prill.

  • foto galeri
  • foto galeri

Suksesi i Juves “pushtoi” faqet e para të mediave italiane: “Kjo është Juve. Zonja e Vjetër hipotekon finalen”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Dyshja e Kupën, kjo është Juve”, ishte titulli kryesor i TuttoSport, shoqëruar me foton e Chiesa-Vlahovic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb