TIRANE- Ajo përveç zërit të saj shquhet edhe për bukurinë. Bëhet fjalë për këngëtaren Eli Fara. Teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’, përveç projekteve muzikore, Eli ndau me publikun dhe sekretin e saj se si arrin të qëndrojë kaq në formë.

“Nuk është ndonjë sekret i madh, por vetëm gjithmonë jam në aktivitet. Të qenit gjithmonë në lëvizje, më bën që ta ruaj formën fizike. Por kam edhe një kujdes normal për veten, jo ekstrem” -tha Eli.

Po ashtu, Eli tregoi se nuk del asnjëherë pa grim në mëngjes, sado i lehtë të jetë: “Gjëja e parë që bëj ҫdo ditë është grimi. Kur mbaron kjo punë, duket sikur të gjitha të tjerat janë të lehta për t’u bërë. Gjithmonë bëj tualet. Një grim ditor më bën të ndihem mirë.”, pohoi këngëtarja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: