Një efektiv policie në Drejtorinë e Policisë së Fierit ka humbur betejën me koronavirusin. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se ka humbur jetën polici 49-vjeçar Bujar Mema, i cili ishte infektuar me Covid-19 dy javë më parë.

Ai ka ndërruar jetë ditën e djeshme, pas komplikacioneve nga virusi i rrezikshëm. Ndarja para kohe e tij nga jeta nga virusi është një humbje e madhe për familjen dhe të afërmit. Bujari ishte baba i dy djemve.

Për kolegët e Drejtorisë së Policisë së Fierit, Bujari njihej për korrektësinë në detyrë dhe ishte i respektuar nga të gjithë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb