BRITANI E MADHE

Veshja me të cilën Rita Ora u shfaq në festën e njohur britanike “Vogue Forces For Change” në The MAINE Mayfair po bën xhiron e rrjetit.

Këngëtarja, 32 vjeçare u sigurua që të gjithë sytë ishin tek ajo teksa bëri një hyrje pa sytjena nën një fustan të zi krejtësisht tyl.
Fustani paraqiste teminat ose copëza mbuluese me vende intime, gjithashtu ajo kishte të veshura edhe një palë tanga.

Ajo gjithashtu ka mbuluar gjysmën e fytyrës me një pjesë nga fustani.

Festa u mbajt për të festuar partneritetin e Forcave për Ndryshim, një nismë që synon t’u sigurojë udhëheqësve, yjeve në rritje dhe përçarësve të rinj një platformë për të diskutuar çështje sociale, kulturore dhe politike.

Kjo vjen pasi Rita u dha fansave një paraqitje të shkurtër të pushimeve të saj të fundit në Skoci me bashkëshortin Taika Waititi në një postim në Instagram të enjten e kaluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: