Pamjet që shihni tregojnë një nga autorët e dyshuar për grabitjen në Kamzë. Foto u sigurua për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Bëhet fjalë 30-vjeçarin Elis Suçi, që është në kërkim. Ndërkohë sot u arrestua një nga autorët, Algert Kurti.

Algert Kurti
Algert Kurti

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Filiali 2” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

NJOFTIMI I POLICISE
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Kamzë. Identifikohet dhe vihet në pranga njëri nga autorët që dyshohet se vodhi nën kërcënimin e një arme, një shumë parash, në filialin e Postës Shqiptare. Shpallet në kërkim bashkautori tjetër. Sekuestrohen një aparat celular dhe veshjet që autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, pas marrjes së njoftimit për vjedhjen e një shume parash në filialin e një poste në Kamzë, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore, bazuar dhe në provat e grumbulluara dhe informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Filiali 2”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. K., 20 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkautori tjetër, shtetasi E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë, i dënuar më parë për vjedhje. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë dhe janë larguar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: