Policia dhe ushtria ‘zbarkojnë’ në zyrat operative të Albcontrol, duke marrë shkas nga greva e kontrollorëve.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Policia e Shtetit ka dërguar në aeroportin e Rinasit, 2 grupe të FNSH-së, ndërsa në patrullim është dhe policia ushtarake.

Sipas Bezat, prezenca e policisë dhe ushtrisë bëhet për efekt sigurie, pasi Albcontroll është institucion i sigurisë së lartë. Me grevën e 65 kontrollorëve të Albcontrol është pezulluar puna në aeroport, duke ndërprerë kështu fluturimet hyrëse dhe dalëse në aeroportin e vetëm ndërkombëtar që ka vendi ynë.

Bezat ka siguruar po ashtu edhe foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet edhe një furgon i policisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb