Halle Berry u vesh si ‘Barbie’ për të festuar ditëlindjen e saj, siç shihet në postimin e saj të ri në Instagram. Aktorja hollivudiane ka mbushur 57 vjeç dhe me këtë rast ka dalë për një shëtitje me partnerin e saj Van Hunt dhe vajzën e saj Nala.

Megjithatë, nuk ishte vetëm një dalje, pasi që të tre ishin veshur në mënyrë të përshtatshme për të “hyrë” në universin e Barbie.

Në postimin e Halle Berry-t për ditëlindje, ajo shihet e veshur me një fustan rozë, ashtu si edhe vajza e saj me çizme rozë, ndërsa në duar mban një çantë në formë zemre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I dashuri i saj kishte veshur edhe një bluzë ngjyrë rozë, ndërsa në shpinë kishte një çantë në formë ariu, po në ngjyrë rozë.

Në mbishkrimin e postimit të saj, Halle Berry shkroi: Vetja ime e vogël më çoi në Barbie World për ditëlindjen time! Duhet të lejoj që Barbi im e brendshme të fluturojë !!!! Ju dua… faleminderit!”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb