31-vjeçari, Gert Shehu që goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha i është komunikuar masa e arresti, nga policia.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme ( e martë) gjatë protestës së opozitës e cila nisi në orën 12:00 dhe u zhvillua në të njëjtën kohë me Samitin e BE në Tiranë ku morën pjesë liderët europianë.

31-vjeçari u neutralizua nga truprojat e Berishës, ndërsa më pas edhe u arrestua nga autoritetet.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb